Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, duke folur lidhur me pranimin e Asociacionit nga kryeministri Albin Kurti është shprehur kundër një marrëveshjeje që s’ka njohje dhe që ka një Asociacion me kompetenca ekzekutive. Ne mbështesim çfarëdo plani që zgjidh çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë dhe e cila ka njohjen në qendër. Jo marrëveshje që cenon rendin kushtetues të Kosovës apo asociacion që bie ndesh me Kushtetutën dhe ka kompetenca ekzekutive. Do të ishte mirë që në këtë marrëveshje të jetë edhe nënshkrimi amerikan. Kjo është garancia që i duhet marrëveshjes”, tha ai. “Kemi ndryshime rrënjësore të qëndrimeve të Kurtit ndaj temave madhore të cilat historikisht i ka kundërshtuar. Me ardhjen në pushtet tanimë ndryshimi i qëndrimeve të tij nuk përbën lajm, është bërë sjellje e zakonshme e tij”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …