Selmanaj: Pika që flitet për filizibitetin me qëllim të ndarjes së Liqenit të Ujmanit, nuk duhet të shihet me shqetësim

Rasim Selmanaj thotë se AAK është e gatshme pë koalicion parazgjedhor vetëm me NISMA-n

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Rasim Selmanaj është deklaruar për zhvillimet aktuale në skenën politike, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga funksioni i Kryeministrit. Ai, konsideron se vendi ka para vetës vetëm një rrugë dhe ajo është shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Ai ka kërkuar që Presidenti Hashim Thaçi, sa më shpejtë të thërras në takim krerët e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve. E me shkuarjen në zgjedhje, Selmanaj u shpreh se AAK është e gatshme për koalicione parazgjedhore me NISMA-n, partnerin e deri tanishëm dhe partitë tjera më të vogla, duke përjashtuar kështu PDK-në e Kadri Veselit. “Jemi në fazën kur mund të diskutohet për koalicione parazgjedhore ,ne jemi të hapur për koalicion parazgjedhor me Nismën dhe me partitë e tjera më të vogla por mbetet të shihet si do të zhvillohen më tej“, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …