leoni

Shemsedin Dreshaj: Kosova e Serbia nuk janë ta barabartë në trajtimin që iu bëjnë faktorët ndërkombëtarë

Deputeti i AAK-së Shemsedin Dreshaj, tha se janë duke punuar dhe negociuar me pozitë e opozitë për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, tha se janë duke punuar dhe negociuar me pozitë e opozitë për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ai tha se shpreson që në muajin shtator do t’i kenë numrat e mjaftueshëm për të filluar me procesin e mocionit  të votë besimit. “Ne e kemi filluar këtë proces, dhe mendojmë që është njëri prej mekanizmave demokratik se si ndërrohen qeveritë, të cilat nuk kanë performancë të mirë. Për këtë nevojiten numra, ne jemi duke punuar për numra dhe shpresojmë që brenda muajit shtator do t’i kemi numrat e mjaftueshëm për të filluar procesin e mocionit, pra të rrëzimit të kësaj qeverie. Momentalisht, jemi duke punuar, jemi duke punuar si me opozitën, ashtu me pozitën që të kemi numra të mjaftueshëm votash dhe të shkojmë në atë mënyrë që mocioni të jetë i suksesshëm. Dreshaj, potencoi se kanë disa individë të opozitës, të cilët e mbështesin mocionin e mosbesimit, gjithashtu ceku se kanë edhe disa persona të pozitës, të cilët kanë dhënë sinjale pozitive për mocionin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …