Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ka replikuar ashpër kryeministrtit, Albin Kurtit i cili i tha se u ka mbetur merak ta hiqnin taksën, ashtu siç sipas Kurtit kishin vepruar me Demarkacionin. Haradinaj duke u thirrur në një shkrim në Twitter të Kurtit pas telefonatës me kancelaren gjermane, Angela Merket, tha se shprehimisht Kurti e ka hequr taksën. Në këtë replikoi, kryeministri Albin Kurti i cili i tha Haradinajt se u ka mbetur merak që për karrigen e kryeministrit ta heqin edhe taksën, ashtu siç kishin bërë me Demarkacionin. Por, reagimi i Haradinajt ishte më i ashpër, duke i kërkuar kryeministrit të mos e fyente. “Me të vërtetë e kuptoj tensionin se nuk e kanë ndjenjën e lehtë. Për patriotizëm personal shkollë ju mbaj të gjithëve, secilit një nga një. Nuk kam nevojë me kallxu patriotizëm”, ka thënë Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …