Në një intervistë për Deutsche Wellen, Gernot Erler, deputeti socialdemokrat gjerman, shprehet i shqetësuar mbi situatën në Ballkan dhe humbjen e durimit të shteteve të këtij rajoni për t’u bërë pjesë e BE-së. Me theks të veçantë ai i trajtoj zhvillimet në Maqedoni ku dhe drejtoi kritika ndaj krerëve të këtij shteti. “Tani përjetojmë që presidenti Ivanov refuzon dhënien e mandatit, megjithëse opozita është në gjendje të krijojë mazhorancën. Kjo është një krizë e rëndë shtetërore dhe kushtetuese dhe nuk mjaftojnë më përpjekjet bilaterale” ka thënë ai. Për zhvillimet e fundit të rrezikshme në këtë vend, ku gjuha shqipe është bërë polemika kryesore, Erler, deklaroi, së kjo gjendje mund të kalojnë në konflikt ndër etnik. “Natyrisht mund të jesh kundër kësaj, kjo është normale në një demokraci, pra që të kesh shumë qëndrime, por është absolutisht e palejueshme dhe e pakuptueshme që të organizosh demonstrata masive kundër shqiptarëve, pra që të prodhosh e të nxisësh tensionet etnike. Këtë ne nuk mund të pranojmë, edhe përpjekjet e BE-së drejtohen kundër kësaj. Unë jam i gëzuar që BE është bërë mjaft aktive në këtë rast, sepse kjo mund të çojë në një destabilizim rajonal edhe përtej Maqedonisë”, thuhet në reagimin e Erlerit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …