Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, deklaroi se masat e bëra publike nga Komisioni Evropian kundër Kosovës janë të gabueshme

Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham, deklaroi se masat e bëra publike nga Komisioni Evropian kundër Kosovës janë të gabueshme

Deputeti i Bundestagut gjerman,  Knut Abraham, ka thënë se masat e bëra publike nga Komisioni Evropian kundër Kosovës janë një gabim. Mbyllja e një syri përballë problemit real dhe presioni tek pala më e dobët asnjëherë nuk kanë  funksionuar. Masat e shpallura nga Komisioni i BE-së kundër Kosovës janë të gabueshme.  Lidhur me këtë veprim drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Komisionit Evropian, Jan Koopman ka bërë me dije se po përgatiten një sërë masash kundër Kosovës. Ai përmendi pezullimin e punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, pezullimin e financimit të programeve të BE-së, mosmiratimin e projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimin e takimeve në nivele politike.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …