Deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham ka kritikuar procesin aktual të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke propozuar ndërprerjen e tij dhe nisjen e dy proceseve të ndara bisedimesh. Sipas tij, dialogu i ri duhet të fokusohet në integrimin e secilit vend në BE dhe të bazohet në merita, me një objektiv përfundimtar brenda disa viteve. Abraham foli edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar se kjo duhet të bëhet nga vetë komuniteti serb dhe jo nga zyrtarët shtetërorë. Ai dënoi gjithashtu sulmin ndaj infrastrukturës kritike në kanalin Ibër-Lepenc, duke e konsideruar një akt terrorist të realizuar nga aktorë shtetërorë dhe duke përjashtuar mundësinë e përfshirjes së Rusisë dhe Serbisë. Abraham kërkoi që Kosova të fokusohet në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës si hapin e radhës dhe të përmbushë kushtet për integrim të mëtejshëm në BE dhe NATO
Kontrolloni gjithashtu
Komunat e Kosovës nuk kanë arritur t’ i vënë në papërdorim mbi 50 milionë euro, për investime kapitale, në vitin 2024
Në një periudhë kur qytetarët e Kosovës përballen me probleme infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh, komunat …