Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën e sotme të Kuvendit ku u debatua për gjendjen në veri, ka bërë thirrje që Kosova të ruhet nga Rusia, Serbia dhe “budallakia”, e kryeministrit. Tensionet në veri janë në favor të Serbisë dhe Rusisë, Kosova e meriton kthimin e sovranitetit në veri Kosova e arrin këtë vetëm me aleatët e saj. Ta ruajmë Kosovën nga spektaklet popullsitë sepse është atdheu ynë ta ruajmë Kosovën nga Serbia, Rusia dhe budallakia e kryeministrit. Kosova nuk i ka borxh askujt”, tha ai. Arben Gashi e ka quajtur skandaloz fjalorin e Kurtit drejtuar sekretarit amerikan, Antony Blinken. Në rrafshin ndërkombëtar dhe në krejt këtë rrugëtim kryeministri mashtron, dëmton raportet e Kosovës me aleatët e saj, çfarë rezultati është ky. Ky veç rezultat i mirë nuk mund të quhet. Çdo krizë e ka ushqyer e ka përdorur për interes të pushtetit pavarësisht dëmit që ia ka shkaktuar shtetit. Tani çka e ke ndërmend t’u ofrosh kundërshtarëve të shtetit të Kosovës. Deri ku shkon ti a je vetëdijshëm se pasuria më e madhe e Kosovës është raporti miqësor me Amerikën dhe partnerët ndërkombëtarë. Arben Gashi konsideron se qeveria Kurti po e përmbush objektivin e Serbisë për largimin e Kosovës nga aleatët.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …