Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Vetëvendosja në pushtet po refuzon të hetohet për skandalet që ka bërë

Deputeti i LDK-së, Arben Gsshi ka thënë se Vetëvendosja  në pushtet po refuzon të hetohet për krimet që ka bërë. Derisa ishte në opozitë, Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, por prej se ka ardhur në krye të institucioneve qendrore, nga marsi i vitit 2021, po e bën të kundërtën. Partia në pushtet po akuzohet nga opozita se me qëllim që mos të hetohen për skandale të ndryshme kanë bllokuar punën në Komisionet Hetimore. Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ia ka vazhduar mandatin Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, duke e hedhur poshtë kërkesën e adresuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i cili njëherësh ishte edhe kryesues i komisionit të cilit i ka skaduar mandati në mars të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …