Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur kundër çfarëdo bashkëpunimi të opozitës me Qeverinë Kurti. Ai ka kritikuar takimin e Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti, duke konsideruar se ajo pjesë e opozitës që koketon me qeverinë nuk dallon nga pushteti. Këta që na sollën draft-statutin e asociacionit, që siç e thonë vetë i ngjason një krijese sikurse në Bosnjë, duhet larguar nga pushteti. Ajo pjesë e opozitës që koketon me ta, sot apo nesër, nuk dallon nga ta dhe nuk meriton të mbështetet. Në vend se të kapeshin fort në parimet e dialogut për njohje, të zhvilluara nga qeveria e mëparshme e që respektoheshin nga aleatët, këta e degraduan pozitën e Kosovës në dialog dhe në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …