Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë një varg kritikash për Fondin Sovran. Ai ka renditur vërejtjet e tij dhe problemet kryesore që thotë se shkakton Ligji për themelimin e këtij Fondi. Njohësi i ekonomisë, Avdullah Hoti ka shkruar se ky fond dëmton konkurrencën, investimet private, ndërmarrjet publike dhe buxhetin e shtetit. “Të gjitha analizat vlerësojnë se do të dëmtohet konkurrenca e lirë e do të krijohet pasiguri për buxhetin e shtetit. Në çdo nen të tij, Ligji për Fondin Sovran dhe koncept dokumenti përkatës kanë për bazë ideologjinë ekonomike që është e kundërt me liberalizmin ekonomik. Qeveria i shpall disa kompani private si “Kampionë Nacionalë”, në të cilat investon Fondi Sovran. Pra, Qeveria përcakton se cilat kompani private përfitojnë nga investimet e Fondit. Ky veprim e kufizohen drejtpërdrejt konkurrencën e lirë. Për më tepër, kjo qasje paraqet kapje të sektorit privat nga Qeveria sipas modelit kinez të kapitalizmit shtetëror” ka shkruar mes tjerash, ish kryeministri, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …