Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka deklaruar se anulimi i vendimit të ZRRE-së duhet të jetë thirrja e fundit për Qeverinë, “Kurti”. ka kërkuar që urgjentisht t’u kthehen mjetet qytetarëve dhe të shkarkohet Bordi i ZRRE-së. “Vendimi i Gjykatës së Apelit për rritjen e çmimit të rrymës duhet të jetë thirrja e fundit për ju. Kërkojmë urgjentisht t’u kthehen qytetarëve mjetet që u janë vjedhur këta tre muaj, të rishikohen menjëherë tarifat e energjisë elektrike, natyrisht të jenë të ligjshme. Sipas tij opozita i kishte thënë disa herë Vetëvendosjes që nuk duhej të ndodhte rritja, por ai thotë se ata insistuan në vendimin e tyre. “Kërkojmë përgjegjësi ligjore politike nga gjithë ata që përkrahen këto tarifa joligjore”, ka thënë ai.
