Driton Selmanaj, i ka numëruar disa prej skandaleve më të mëdha të qeverisë, ndërsa Kurtin e ka quajtur diktator të vogël

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, kritikoi veprimet e Vetëvendosjes lidhur me mos-certifikimin e Listës Serbe në KQZ

Deputeti i LDK-së,  Driton Selmanaj ka kritikuar veprimet e Vetëvendosjes lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe në KQZ, duke e cilësuar këtë si një “fatkeqësi shumë populiste për një grusht votash”. Sipas fjalëve të kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, mos certifikimi i Listës Serbe është bërë pa bazë ligjore. Ai ka apeluar për respektimin e ligjeve dhe integritetit institucional, duke kujtuar se edhe ministritë që udhëhiqen nga Vetëvendosja e kanë kaluar Listën Serbe për të garuar në zgjedhje, pa dhënë ndonjë konstatuar se ajo nuk duhet të certifikohet. Vetëvendosja, duke parë rënien e trendit të saj elektoral, përpiqet të përdorë kartën e nacionalizmit për të tërhequr vota, ka thënë Selmanaj dhe ka shtuar se, nëse vendimi për Listën Serbe do të kishte pasur një bazë ligjore, ata do t’i nënshtroheshin obligimeve ligjore të shtetit. Ai ka ngritur dyshime mbi marrëdhënien mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, duke sugjeruar mundësinë e një “marrëveshje në heshtje” mes tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër i Infrastrukturës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për të arriturat kur shërbente si ministër …