Fatmir Humolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, lidhur me grevën në arsim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli është cituar të ketë deklaruar se Qeveria është dashur të gëzohej për kërkesat minimale të sindikalistëve dhe t’i plotësonte ato kushte. Sipas tij, sindikalistët janë hidhëruar më shumë se me çdo qeveri tjetër me të Vetëvendosjes, pasi ajo nuk po i kupton drejtë kërkesat e tyre. “Punëtorët tanë duke i pa rrethanat ndërkombëtare dhe pozitën tonë si Kosovë, e kanë duruar klasën tonë politike për së tepërmi. Kanë besuar se qeveria Kurti  do t’i kuptojë drejtë, për arsye se kanë besuar tek ajo. Derisa qeveria nuk po i kupton drejt, tani ata janë të hidhëruar më shumë se sa me çdo qeveri tjetër”, ka thënë më tej deputeti Humolli. Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mos ua jep pagat e muajit shtator grevistëve, çka ka shkaktuar pakënaqësi te mësimdhënësit, të cilët kanë paralajmëruar sërish ndërprerje të mësimit. Fatmir Humolli ka dalë kundër qëndrimit të Vetëvendosjes  edhe për projektligjin për Trustin, duke konfirmuar se do të votojë pro tij, nëse vjen në Kuvend. (BS)

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …