leoni

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi thotë se marrëveshja obligative me Serbinë do të jetë me njohje reciproke

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi uron shqiptarët dhe shtetin maqedon për Ligjin e Gjuhëve

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, i ka uruar gjithë shqiptarët e Maqedonisë dhe shtetin maqedon për miratimin e Ligjit për Gjuhët, i cili vlerësohet si hap shumë i rëndësishëm përpara drejt së ardhmes euro-atlantike. Ai ka vlerësuar se miratimi i këtij ligji është një vullnet i mirë edhe për bashkëjetesë, duke respektuar diversitetin kulturor dhe dinjitetin e integritetin e secilit qytetar.

“Miratimi i Ligjit për Gjuhët në Maqedoni, ku tash gjuha shqipe do të përdoret edhe nëpër institucionet më të larta shtetërore, është një lajm i mirë jo vetëm për komunitetin shqiptar atje, por për tërë rajonin tonë. Është një vullnet i mirë për bashkëjetesë, duke respektuar diversitetin kulturor dhe dinjitetin e integritetin e secilit qytetar. I uroj shqiptarët dhe shtetin e Maqedonisë për këtë hap të rëndësishëm përpara edhe drejt së ardhmes euroatlantike”, thuhet në deklaratën e  Thaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …