Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë, duke thënë se do të ishte padrejtësi nëse kjo e fundit nuk ua vazhdon kontratat mjekëve, infermierëve, laborantëve dhe stafit mbështetës, të cilët janë përballur me pandeminë Covid-19. Zemaj, përmes ka shtuar se Kosova nuk e ka as gjendjen e as luksin të largojë 1271 zyrtarë nga sistemi shëndetësor. “Largimi i kuadrit më besnik dhe më të mirë që u përball me pandeminë, do të ishte padrejtësi. Për fat të keq, kjo mund të ndodh, të gjithë këta mund të mbesin pa punë, gjatë ditëve në vijim, nëse Ministria e Shëndetësisë nuk ua vazhdon kontratat. Ai ka theksuar se Kosova nuk e ka luksin të sillet papërgjegjshëm ndaj këtij kuadri që doli krah kolegëve, qytetarëve dhe pacientëve në ditët më të vështira të shëndetësisë tonë, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të veta.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …