Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverisjen Kurti për mungesë në zhvillimin e vendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverisjen Kurti për mungesë në  zhvillimin e vendit.  Ai  shtoi se në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 21% e investimeve kapitale. Qindra projekte të parapara në buxhet nëpër ministri të ndryshme nuk kanë nisur të realizohen. Raporti gjashtëmujor i buxhetit vërteton se edhe sivjet po vazhdon trendi i tri viteve të kaluara, ku buxheti për projekte kapitale kalon në suficit. Tani  është e sigurt se ky mandat qeverisës do të mbyllet me dështim të plotë në investime kapitale”, ka shkruar deputeti Avdullah Hoti. Sipas tij një ekonomi ku nuk ka investime të mjaftueshme kapitale, publike dhe private, nuk ka zhvillim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …