Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është dënuar me një vit burg, për akuzën kallëzim i rremë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është dënuar me një vit burg, për akuzën kallëzim i rremë

Deputeti i Partisë Demokratike në opozitë, Ervin Salianji, është dënuar me një vit burg, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, për akuzën “kallëzim i rremë”.

Avokati i deputetit pretendoi se vendimi u mor mbi “prova të fabrikuara”. Ndërkaq, deputeti Ervin Salianji, gjatë një prononcimi për gazetarë e cilësoi vendimin si politik. “Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore”, tha ai. Me vendimin e Gjykatës së Apelit, Salianji automatikisht humb mandatin e deputetit. Kjo parashihet në Ligjin e dekriminalizimit, sipas të cilit, një funksionar shtetëror që dënohet me vendim të formës së prerë e humbet menjëherë mandatin apo funksionin që ushtron.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …