Deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku ka deklaruar për mediet se PDK-ja nuk do të ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë-Kurti. Ai ka qartësuar se nuk ka nxitur dhunë në Kuvend, sepse uji me të cilin e kam lagur kryeministrin nuk mund t’ i pastrojë ndyrësirat e tij. Sa i përket mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë dhe kërkesës së tij e të PDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, tha se pengesë kryesore është mungesa e votave. Ne do të vazhdojmë derisa ta rrëzojmë këtë Qeveri dhe do të ndërmarrim edhe hapa të tjerë për të gjetur zgjidhje për ta bërë këtë. Deputeti, Mërgim Lushtaku, foli edhe lidhur me miratimin e projektligjit për pagën minimale prej 264 eurosh, me ç rast tha se kjo është skandaloze, është një mashtrim tjetër i kryeministrit Kurti. Kjo pagë është e pamjaftueshme, sepse 264 euro një personi i duhen vetëm për udhëtim apo vetëm për një banesë me qira.
