Duke komentuar mesazhet e presidentin francez nga vizita në Beograd, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se kryeministri Kurti po rrezikon një rekalibrim të forcave në rajon. Duke e ndjekur vetëm agjendën e brendshme populiste Albin Kurti ka izoluar thellë Kosovën dhe ky skenar po rrezikon raportin e forcave forcave në rajon. Kurti ka prodhuar një polarizim të paparë shoqëror i cili po i pamundëson qytetarëve për të parë rrugën e re që Kurti i ka hapur ekuilibrit të ri gjeopolitik rajonal. Në këtë skenar të ri, Kosova tanimë është një aktor periferik dhe jo partnere e denjë për Amerikën dhe BE-në. Nëse vazhdon kjo qasje, shume shpejt do të jetë e paaftë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Kosova nuk mund ta bëj lojtarin përball këtyre zhvillimeve e izoluar dhe me masa ndëshkimore. Prandaj, ajo ka nevojë për qeveri pa Albin Kurtin!”, ka shkruar mes tjerash Ardian Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …