Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë vizitës në Hagë ka takuar ish-kryetarin Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarin, Kadri Veseli. A ka njoftuar opinionin me këtë rast se të dy liderët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe moralisht të fortë. Në deklaratën e tij, Hoxhaj ka theksuar se, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. janë të fortë dhe të qëndrueshëm me përkushtimin e tyre për liri, paqe e drejtësi, ndërsa fatin e të ardhmen e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës.
