Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kritikoi qeverinë Kurti për situatën, jo të mirë, në veri të vendit. Ai ka akuzuar kryeministrin për dështim në mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës. Sipas tij, sulmet në Banjskë dhe situata në veri të Ibrit tregojnë qartë se Serbia po përpiqet të aneksojë këto pjesë të Kosovës, ndërsa qeveria po dështon të mbrojë qytetarët. Nëse Kurti pretendon që vërtetë ka pas kontroll të plotë mbi veri, pse ndodhi Banjska?! Nëse ky pretendon që ka pasur dhe ka kontroll të plotë me policinë në veri, u shtri sovraniteti, atëherë pse ndodhi Ibër-Lepenci. Unë mendoj që të dy rastet, e tregojnë të kundërtën e rrëfimit të qeverisë. Për mua, agresioni në Banjskë ka tregu që Serbia ka hek dorë prek zgjidhjes politike. Serbia po kërkon që të përdorë mjete të dhunshme për ta aneksuar veriun e Kosovës. Dhe, e ke një qeveri e cila nuk po arrin që ta mbronë veriun e Kosovës.”, ka thënë Hoxhaj, në një intervistë për televizionin ATV.
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën
Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar …