Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përfaqëson simbolin e lirisë dhe është një burim krenarie dhe identiteti kombëtar. Në një postim në “Facebook”, ai ndau një fotografi me Kadri Veselin, Lulin e UÇK-së, dhe e cilësoi këtë ushtarake si projektin më madhor të shqiptarëve në një shekull. Shala shprehu se UÇK-ja është kurorëzim i përpjekjeve të gjeneratave për liri e pavarësi të Kosovës, duke e konsideruar si një element kyç të identitetit kombëtar. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës është simbol i lirisë. Është krenari dhe identitet. Është projekti më madhor i shqiptarëve në 100 vitet e fundit,” shkroi ai në postimin e tij.