Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka marrë pjesë në konferencën, Afrikë-Evropë për Migracionin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, mori pjesë në konferencën Afrikë-Evropë për Migracionin, e organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Çështjet e Migracionit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Libisë, në Bengazi, nën patronazhin e Kryeministrit libian. Ai, me këtë rast  shprehu krenarinë e tij për pjesëmarrjen në luftën për liri dhe theksoi rëndësinë e mobilizimit dhe sakrificës për arritjen e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës. vlerësoi gjithashtu mbështetjen e SHBA-ve në këtë proces. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, tha sene  nuk u mjaftuam vetëm me të drejtën, por u mobilizuam me ato mjete lufte që arritëm të kemi dhe të drejtës i dhamë dimensionin e lirisë, përmes një mobilizimi me zemër të pastër dhe një gatishmëri të sinqertë për të sakrifikuar gjithçka për liri, pavarësi dhe shtetin demokratik që po ndërtojmë sot. Vërtetë ishim të pabarabartë në fuqitë ushtarake, por ne kishim edhe Zotin në anën tonë, edhe aleatin tonë SHBA, tha Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …