leoni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka komentuar situatën e sigurisë, në veriun e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka komentuar  situatën e sigurisë,  veriun e Kosovës. Ai  ka deklaruar se Policia ka qenë shumë e angazhuar në pjesën veriore të vendit dhe ato angazhime kanë qenë të nevojshme për mbulimin e terrenit. Atje ka pasur një vakum institucional dhe Policia ka qenë e detyruar të sjellë policë nga rajonet dhe stacionet tjera, duke e ngarkuar kështu Policinë e Kosovës me shumë punë dhe duke ndikuar në sigurinë e vendit. Pas kësaj, ka pasur më pak policë në stacionet e tjera, ndërsa në veri ka pasur një numër të shtuar të policëve për të mbuluar stacionet, që ka kërkuar operacione të ndryshme. Disa kanë qenë të suksesshme, ndërsa ka pasur edhe operacione që do të ishin realizuar ndryshe. Kjo nuk varet nga policët, por nga hierarkia komanduese dhe menaxhmenti i policisë”, ka thënë mes tjerash,  Rashit Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komunat e Kosovës nuk kanë arritur t’ i vënë në papërdorim mbi 50 milionë euro, për investime kapitale, në vitin 2024

Në një periudhë kur qytetarët e Kosovës përballen me probleme infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh, komunat …