Pandeli Majko

Deputeti i Partisë Socialiste, drejtues politik në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko reagoi sot pas lajmeve për shitblerje votash në Has

Deputeti i Partisë Socialiste, drejtues politik në qarkun e Kukësit, Pandeli Majko reagoi sot pas lajmeve për shitblerje votash në Has, ndërsa shtoi se “nuk blihen hasjanët me ‘ilaç’ rrobash”. “Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë të tatëpjetën! Fantazia nuk ka limit, sa ka media që ju kanë dhuruar sot titullin kryesor”, u shpreh Majko në një reagim në rrjetet sociale. Ai tha se “nëse lajmi që në një natë të shenjtë po ‘blihen’ vota do të ishte i vërtetë, ajo në gjuhën e fesë quhet haram. Profesionistët’ e blerjes së votës e dinë se kjo, ndodh javën e fundit të fushatës! Blerja e votës, nuk ndodh në një natë fetare! Vota, nuk blihet një muaj para datës së zgjedhjeve! Nuk blihen hasjanët për ‘ilaç’ rrobash! Megjithatë, çdo akuzë ka kuptim edhe kur fyen qëllimin e natës së shenjtë! Për këtë ka një ligj të shkruar! Ai është për cilindo sot edhe nesër! Hasjanët do vendosin me votë! Vetëm përpara!”, shkruan Majko në një reagim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …