Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar sërish kundër akuzave të Berishës i cili tha dje se është një ‘kriminel elektoral në Kukës’. Pandeli Majko njofton se ka bërë një hap konkret. Ai ka takuar kryetaren e Kuvendit dhe shkruan se i kërkoi Spiropalit që t’i kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, “lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha. Në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali! I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha! Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se mashtrimi dhe korrupsioni i Qeverisë Kurti kanë dalë sheshit gjatë mandatit të saj
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se mashtrimi dhe korrupsioni i …