Abelard Tahiri: Vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, Kosovës i duhet një qeveri e re

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri thotë se gjithçka ka stagnuar dhe si shtet jemi në një gjendje të mjerueshme nga kjo qeverisje

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se partia e tij është e shqetësuar se Qeveria e Kosovës ka mbajtur të fshehtë masat që janë marrë nga Bashkimi Evropian. Madje,  ai ka thënë se masat e tilla e dëmtojnë raportin e Kosovës me vendet mike. Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se gjendja është e mjerueshme. “Shpreh shqetësimin e thellë që qeveria tentoi ta mbajë të fshehur që masat e BE-së kanë hyrë në fuqi. Qeveria Kurti nuk flitet për progres por kemi hyrë në një fazë të zhvillimeve shqetësues”. “Masat e tilla e dëmtojnë raportin tonë me secilin vend veç e veç në BE. Ju e patë që edhe sot ky dështim, që nuk e meriton gjithçka ka stagnuar dhe mendoj se jemi në një gjendje të mjerueshme nga kjo qeverisje.  Sot nuk u arrit që të caktohet seanca sepse kjo mazhornacë ka telashe edhe të brendshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …