Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, e ka përkrahur kryeministrin Ramush Haradinaj për vendosmërinë e tij për taksën ndaj Serbisë

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, e përkrah kryeministrin Haradinaj për vendosmërinë e tij për taksën ndaj Serbisë

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, e ka përkrahur kryeministrin Ramush Haradinaj për vendosmërinë, që sipas deputetit, po tregon shefi i ekzekutivit për taksën ndaj Serbisë. Në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur për platformën e dialogut me Serbinë, deputeti Hoti ka thënë se Kryeministri Ramush Haradinaj, ashtu siç ka treguar vendosmëri në lidhje me taksën ndaj produkteve serbe, duhet të tregojë seriozitet të njëjtë edhe për personat e pagjetur. “Nuk ka shqiptar që nuk mund të thotë se Kosova ka arritur sukses si ekonomikisht edhe në pozitën e saj. Kjo ka ndodhur si shkak i vendosmërisë tuaj kryeministër. Prandaj këtë platformë ta merrni me po aq seriozitet që e keni marrë taksën”, ka thënë Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …