Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të mos pranojë planin franko-gjerman, sepse Kosovës po i kërkohet të harrojë krimet që ka bërë Serbia gjatë luftës së fundit. Kurti nesër duhet me zë e figurë ta bëjë të qartë se nuk pranojmë pikën që na kërkon t’i harrojmë krimet e Serbisë mbi ne. Të tjerat analizohen e diskutohen. Ai konsideron se Serbisë i konvenon ky dokument, sepse ajo ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve dhe se me fushata të tilla ka arritur që të dërgojë në Gjykatën Speciale shumë ushtarë të UÇK-së. Ndërkombëtaret e bënin këtë në emër kinse të drejtësisë e Serbia dihet se ku e kishte interesin. Veç drejtësi këtu nuk ka pas. Më shumë është dënuar UÇK për “krime lufte” në Kosovë se sa Serbia për komplet krimet e saj që i ka bërë në Slloveni, Kroaci, Bosnjë e në Kosovë”, ka nënvizuar deputeti Ardian Kastrati.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …