Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës pas letrës së ankesës së komandantit, Bashkim Jashari, për ushqimin e ushtarëve. Ai e ka cilësuar situatën si një “kolaps”, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të resurseve dhe nxitim për korrupsion. Për tri vite ushtarëve nuk u janë blerë çizme dhe uniforma të reja, ndërsa abuzimet me fondet për ushqime kanë lënë ushtarët pa ushqim të mjaftueshëm. “Turp dhe mjerim,” e quajti ai këtë situatë, duke theksuar se çdo ditë nën qeverisjen e Albin Kurtit është një vit i humbur për Kosovën. Kastrati bëri thirrje për ndryshim urgjent të qeverisjes, duke shpresuar që pas datës 9 shkurt, vendit t’i hapet rruga për një qeveri normale pa Kurtin në krye.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …