Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka drejtuar kritika ndaj deputetit të partisë Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Duke shkruar për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës dhe komentuar qëndrimet lidhur me urën mbi lumin Ibër, deputeti, Bekim Hashiu ka pyetuar deputetin Mefail Bajqinovci se ku ishte ku ishin në vitin 1999, 2000, 2002, 2004 kur paramilitarët serbë sulmonin banorët shqiptarë në Veri dhe ka pyetur më tutje se si VV cilat veprime i kanë ndërmarrë për të ndaluar pastrimin etnik të Veriut? Mefi, tregona cilën familje shqiptare të veriut ju LVV-ja e keni ndihmuar për të qëndruar në veri? Sa para i keni ndarë krejt LVV-ja në fondin “Ndihmo edhe ti” për ndërtimin e shtëpive në Veri, fond i krijuar nga Kadri Veseli? A turperoheni se krejt LVV nuk keni qenë në gjendje me nda 1 euro për ndërtimin e shtëpive në veri e tash shet kopalla në fb?! “Ju po pozoni në fb nga Veriu, pasi roje i keni policinë e Kosovës. Ishim ne me qytetarët e veriut në përpjekje për ta ndaluar spatrimin etnik, e ti Mefi në atë kohë bëje gjimnastikë në TV me “hellonka” “, ka shkruar mes tjerash, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …