Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu kërkon sërish të dërgohet Projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve financiare nga Trusti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka kërkuar që në seancën e parë në sesionin e ri në Kuvend të dërgohet sërish Projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve financiare nga Trusti. Ai vlerësoi se tërheqja e parave nga Trusti është e domosdoshme për shkak të krizës ekonomike. Pas refuzimit të Kuvendit për ta votuar projektligjin për Trustin, qytetarët filluan të mblidhen vet, e të sigurojnë po ashtu nënshkrime. Nga data 15 korrik, vazhdon të sillet nga sirtarët e Kuvendit tek sirtarët e Qeverisë, e tani që një kohë është i bllokuar nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere. Shpresoj shumë që kryesia të jetë e vëmendshme, mos të vazhdojë me shkelje të mëtutjeshme të rregullores dhe në seancën e parë të Kuvendit, të vije sërish projektligji për Trustin. Është domosdoshmëri e kohës për shkak të krizës ekonomike”, deklaroi Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …