Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka vlerësuar se situata me pandeminë në vend “është kritike, buzë kolapsit”. Sipas tij, “interesat grupore, politike, partiake dhe elektorale ishin prioritet i Qeverive të mashtrimit Hoti dhe Kurti të cilat nuk e kishin prioritet problemin e madh të pandemisë COVID-19”. Ai ka paralajmëruar nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” se “është momenti i fundit që përgjegjësit institucional të veprojnë sepse nesër mund të bëhet vonë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …