Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka bërë të ditur se ndërmarrja “Trepça” nuk është duke punuar që nga 14 qershori i këtij viti. Ai ka thënë se punimet janë ndalur në minierën e Stantërgut, ndërsa ka fajësuar menaxhmentin dhe qeverinë. Nga data 14 qershor 2024, në minierën e Stantërgut është ndërprerë procesi i punës. E habitshme dhe e pashpjegueshme se si menaxhimenti i kësaj ndërmarrje dhe qeveria, mundohen ta mbajnë të fshehur çështjen e ndërprerjes së punës. Ky veprim paraqet shkallë të lartë të humbjeve ekonomike për ndërmarrjen ‘Trepça’, e njëkohësisht edhe shkallë të lartë të rrezikut për gjendjen e përgjithshme për sigurinë në minierë. Tashmë po vërtetohet që kjo qeveri jo vetëm që nuk ka kuadro, por nuk ka plan e as ide për ‘Trepçën’ dhe industrinë minerare. Nëse vazhdohet me këtë logjikë të kësaj qeverie, dëmet strategjike për sektorin dhe ‘Trepçën’ do të jenë katastrofale!”, ka shkruar Ferat Shala.
