Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, u ka reaguar zyrtarëve të Qeverisë Kurti, të cilët  kanë filluar  një fushatë të ulët, me gënjeshtra kundër familjes së tij

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, u ka reaguar zyrtarëve të Qeverisë Kurti, të cilët  kanë filluar  një fushatë të ulët, me gënjeshtra e mashtrime  kundër familjes së tij. Duke mos përmendur emra të përveçëm, Shala ka thënë se njerëz të afërt të kryeministrit Albin Kurti janë duke bërë propagandë ndaj tij dhe familjes. “Gruaja ime Sala nuk punon dhe as që ka qenë ndonjëherë e angazhuar në Feronikel. Djali im Pëllumbi, nuk punon dhe as nuk ka punuar ndonjëherë në KRPP. Vajza ime, nuk punon dhe as që ka punuar ndonjëherë në BQK, dhe për më tepër, unë kam vetëm një vajzë, dhe jo dy. Dhëndri im, nuk ka funksion të drejtorit. Enver Berisha, miku im punon dhe jeton në Gjermani, nuk ka asnjë lidhje me kompaninë në fjalë”, ka shkruar Shala në “Facebook”, duke parlajamëruar padi për shpifje ndaj tij.

Postimi i plotë:

Shpifjet po vazhdojnë!

Skuadra të ngushta të kabinetit të kryeministrit janë në panik.
Në mungesë të argumenteve profesionale, të zënë mes skandaleve të njëpasnjëshme të kësaj qeverie, po vazhdojnë me të vetmin mjet që ata dinë dhe kanë; shpifjet dhe propagandën. Kësaj radhe në drejtim timin, duke mos kursyer as familjen time.

Shpifja është veti e ulët njerëzore, akoma më e ulët bëhet, kur del nga kabineti dhe njerëz të afërt të kryeministrit Kurti.
Një foto e shpërndarë me emrin tim, duke aluduar në pjesëtarë të familjes sime dhe pozitat e tyre nëpër organe shtetërore, është tërësisht e pavërtetë, deri në absurditet.

1. Gruaja ime Sala, nuk punon dhe as që ka qenë ndonjëherë e angazhuar në Feronikel.
2. Djali im Pëllumbi, nuk punon dhe as nuk ka punuar ndonjëherë në KRPP.
3. Vajza ime nuk punon dhe as që ka punuar ndonjëherë në BQK, dhe për më tepër, unë kam vetëm një vajzë, dhe jo dy.
4. Dhëndri im, nuk ka funksion të drejtorit.
5. Enver Berisha, miku im, punon dhe jeton në Gjermani, nuk ka asnjë lidhje me kompaninë në fjalë.

Emra dhe informata të tjera që aludohen si anëtarë të familjes janë imagjinatë – ose shpifje e qëllimshme për ta bërë më të besueshme propagandën.

Shpifjet në drejtim timin dhe familjes nuk kalojnë, do t’i shkojmë deri në fund me rrugë ligjore.
Nëse brenda ditës nuk ka kërkim falje publike dhe tërheqje të shpifjeve, me shpifësit takohemi në gjykatë!

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …