Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka kërkuar që Prokuroria Speciale të ftojë Sami Kurteshin për të dhënë deklaratë lidhur me rastin e Astrit Deharit, pasi deklaratat e fundit publike të Kurteshit mund të ndihmojnë në ndriçimin e këtij rasti të ndjeshëm, i cili ka ngjallur debat të gjerë në opinionin publik. Lëvizja Vetëvendosje, erdhi në pushtet me premtimin për të zbardhur rastin Dehari, por pas katër vitesh qeverisje, nuk ka bërë asnjë përparim të dukshëm. Ai akuzon këtë parti se ka vepruar në mënyrë të koordinuar për të penguar komisionin hetimor të këtij rasti, si dhe për zhdukjen e mostrave të rëndësishme. Nuk duhet harruar se gjatë mandatit të kësaj qeverisjeje, Instituti i Mjekësisë Ligjore, është djegur dy herë, dhe mostrat e humbura janë kthyer vetëm pasi u shkatërrua sistemi i kamerave të institutit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …