Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka hedhur akuza të ashpra sot në drejtim të ish-qeverisë Kurti. Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Lushtaku ka kërkuar që të hetohet qeveria e kaluar, për shkak të takimeve siç ka thënë ai me zyrtarë të BIA-s serbe. “Shqetësimi im lidhet me lidhjen sekrete të ish-qeverisë Kurti me zyrtarë të qeverisë së BIA-s Serbe, konkretisht, ish-kryeministri, Haki Abazi. E kisha një pyetje, se sa i ka kushtuar blerja e postit të zëvendës-kryeministrit. Me cilat para i ka blerë ato në pozitën e kryeministrit. I bëj thirrje prokurorisë që si dëshmitarë ta thërras presidentin për takimin e Haki Abazit me zyrtarë të BIA-s. Bashkë me Luan Dalipin, janë takuar me Dejan Paviqeviqin, që është përfaqësues i kabinetit të Gjuriqit. Po shihet qartë, se nuk kishte kujdes i veçantë por gjithçka ishte e koordinuar edhe për testet nga Serbia”, ka thënë Lushtaku. Ai e ka pyetur kryeministrin aktual, Avdullah Hoti se a është e vërtetë se zëvendësi i tij, Goran Rakiq, i ka hequr simbolet zyrtare nga takimet me të huajt, dhe nëse një gjë e tillë qëndron, sipas Lushtakut ai duhet të shkarkohet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …