Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku propozon që Ushtria e Kosovës të miratohet në Kuvend më 28 nëntor

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku propozon që Ushtria e Kosovës të miratohet në Kuvend më 28 nëntor 2018

Deputeti nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Mergim Lushtaku propozon që pas miratimit të ligjeve nga Qeveria që mundësojnë shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, miratimi i këtyre ligjeve në Kuvend të bëhet me seancë plenare me datë 28 nëntor 2018. “Tashmë pas miratimit të ligjeve nga Qeveria e Kosovës, që mundësojnë shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, unë si deputet i Kuvendit të Kosovës propozoj që këto ligje të jenë të gatshme për miratim në seancë plenare në Kuvendin e Kosovës me datë 28 nëntor 2018. Jam plotësisht i vetëdijshëm që i rëndësishëm është procesi e jo data, por edhe simbolika ka rëndësinë e saj. Veçmas, si respekt dhe nderim për sakrificat nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës. Dihet që më 28 nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt, doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila vazhdoi me misionin e saj deri në çlirimin e Kosovës gjithmonë në bashkëpunim me forcat aleate veri-atlantike. Pas çlirimit të Kosovës, pa dyshim, ngjarja më e rëndësishme për ne është edhe Dita e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008. Aspak më e parëndësishme nuk është edhe akti i themelimit të Ushtrisë së Kosovës, e cila do të mundësohet me miratimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës, nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit. Iu bëj thirrje që propozimin tim ta mbështesin në radhë të parë dy kolegët e mi deputetë, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj, të cilët ishin protagonistët kryesorë, së bashku me heroin e kombit, Mujë Krasniqin, kur doli hapur UÇK-ja. Gjithashtu, shpresoj që këtë propozim ta mbështesin Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Presidenti i vendit Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe të gjithë kolegët tjerë deputetë qofshin ata të pozitës apo të opozitës.Mendoj se ushtria por edhe kjo datë simbolike të jetë një arsye për të na bashkuar jo vetëm për këtë proces por edhe për rrugën tonë euro-atlantike”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …