Ka kohë që përflitet, e shpesh vjen në qendër të vëmendjes një hyrje e PDK-së në Qeverinë Hoti. Edhe tash është aktuale tema e përfshirjes në ekzekutiv e partisë që drejton Kadri Veseli. Madje për deputetin nga ky subjekt, Mërgim Lushtaku, kjo nuk është e pamundur që të ndodhë. “Është e vështirë, por jo e pamundur”, është shprehur ai. “Mbi të gjitha ka qenë vendim i partisë dhe i organeve të PDK-së që të jemi opozitë dhe të angazhohemi për të mirën e vendit nga opozita”. Sa i përket çështjes së presidentit të ri të vendit dhe mundësisë që ai të jetë përsëri nga PDK, Lushtaku ka thënë se është çështje që nuk duhet paragjykuar rreth saj. Për Lushtakun më e parapëlqyer do të ishte sikur kryetari i vendit përsëri të vinte nga UÇK-ja.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …