Rashit Qalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj e ka konsideruar të paaftë dhe jo kompetente Qeverinë e Kosovës

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj e ka konsideruar të paaftë dhe jo kompetente Qeverinë e Kosovës. Ai thotë  Qeveria ka dështuar plotësisht gjatë vitit 2022, duke mos ofruar zgjidhje për qytetarët në krizën ekonomike dhe energjetike, por edhe duke prodhuar kriza të reja. Edhe pse Qeveria thotë se viti 2022 ka qenë vit i arritjeve, por edhe sfidave deputeti Rashit Qalaj thotë se Qeveria nuk ka bërë asnjë punë pozitive gjatë vitit 2022. Jemi ballafaquar me probleme të shumta që kanë të bëjnë me krizën e madhe që ka kapluar vendin tonë dhe e cila ka prekur gjitha shtresat. Kemi pasur probleme dhe po kemi probleme me energjinë, me çmimet që po ngritën pafundësisht. Kemi pasur një degradim të situatës ekonomike të popullatës. Sot qytetarët e Kosovës janë shumë më të varfër sesa kanë qenë para 1 viti.  Mendoj se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë punë pozitive gjatë këtij  viti ka thënë mes tjerash deputeti, Rashit Qalaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …