Deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha ka reaguar për letrën që kreu i VV-së, Albin Kurti ia ka dorëzuar gjyqtarit francez të Speciales ku i ka kërkuar lirimin me kusht të Rexhep Selimit. Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha ia ka rikujtuar Kurtit se në Hagë nuk po gjykohet asnjë parti politike, por vet lufta e UÇK-së. “Letra e juaj drejtuar gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou për ta liruar me kusht luftëtarin e lirisë Rexhep Selimi është një iniciativë e mirë, por më bënë përshtypje shpërfaqja e juaj e urrejtjes ndaj luftëtarëve tjerë të lirisë”, ka shkruar Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …