Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar zhvillimet politike të fundit lidhur me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e planifikuara më 9 shkurt 2025. Ai, kritikoi qasjen fillestare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke e cilësuar përjashtimin e Listës Serbe si një “aventurë politike” të nxitur nga urdhrat e Qeverisë. Sipas Xhavit Halitit, ishte gabim që e përjashtuan Listën Serbe do të ishte mirë që të kishte edhe parti të tjera të komunitet serb që garojnë. Ata garojnë mes veti dhe jo me të tjerët. Gara është e hapur sepse janë vendet e rezervuara dhe besoj që këtë duhet ta kemi parasysh. Mllefi që ka të bëjë kundër veprimeve të njërit ose tjetrit nga Lista Serbe, duhet të bazohet në ligj, dhe dikush që e ka shkel ligjin, bazuar legjislacionit në fuqi në vend mund të dënohet, nëse dënohet s’mund të marrë pjesë në zgjedhje. Ne s’mund të marrim vendime kolektive për një parti, e cila po garon me emra të përveçëm dhe si grup.
Kontrolloni gjithashtu
Nesër më 4 janar, Radio-Kosova e Lirë shënon 26-vjetorin e fillimit të transmetimit të programit
Nesër më 4 janar, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë me një pritje …