Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti u është përgjigjur akuzave të deputetit, Anton Çuni, i cili ka thënë se Haliti ka keqpërdorur fonde gjatë luftës. Haliti ka pranuar se ka pasur raporte me Ibrahim Rugovën, me Bujar Bukoshin me Bujar Mehmetin me Shaqir Shqirin, e Anton Kolën, duke thënë se me të gjithë ka biseduar herët e deri të themelimi i fondit kombëtar, e deri te prishja e fondit nga Bujar Bukoshi dhe Ali Aliu- që kanë qëndruar në fondin e 3 për qindëshit. Haliti ka thënë se e njeh mirë edhe fondin e Qeverisë së Kosovës, por nuk dëshiron t’i analizojë këto gjëra. “Ahmet Krasniqi ka qenë vullnetmirë, ka premtuar që të gjitha mjetet që disponon qeveria e Kosovës në mërgim do t’ia dorëzojë Shtabit të Përgjithshëm për ta udhëhequr luftën. Ky ka qenë premtimi me shkrim. Me shkrim është”, tha Haliti. Anton Çunit në seancën e sotme plenare tha se ka dëshmi që Xhavit Haliti i kishte marrë nga ish-ministri i Mbrojtës së Qeverisë së Kosovës në Azil, Ahmet Krasniqi 8 milionë marka.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …