Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka përkrahur arritjen e koalicionit ndërmjet AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate. Ai ka thënë se me këtë koalicion janë bashkuar dy parti kanë gjëra të përbashkëta. “Unë personalisht kam dëshirë që janë bashkuar sepse janë dy parti qe kryetarët e tyre ka qenë pjesë e UÇK-së por ne nuk kemi diskutuar brenda partisë se do të iu bashkohemi, në kuptimin se nuk besoj qe do kemi në rend dite një kërkesë publike nga kushdo që vjen nëse nuk i marrim ne”, deklaroi Haliti. I pyetur rreth idesë për zgjedhje të parakohshme, ai deklaroi se ato do ndodhin atëherë kur Lëvizja Vetëvendosje e mendon. Ne në PDK po punojmë shumë për të dalë partia e parë e pastaj varet nga angazhimi, votat e qytetarëve, ne kemi marrë hapa për këto çështje dhe besoj se do jemi në përgatitje, tha Xhavit Haliti. (EO)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …