Deputeti i PDK-së Ferat Shala vizitoi familjen e ish-kryekuvendarit dhe atdhetarit e veprimtarit, Jakup Krasniqi. Ai u prit nga Altin Krasniqi, me të cilin foli për sakrificën dhe angazhimin e Krasniqit për Kosovën e lirë. Shala vlerësoi jetën e përkushtuar të Krasniqit ndaj çështjes kombëtare, duke theksuar se mungesa e tij ndjehet veçanërisht gjatë festave. “Kjo familje është mësuar të mos e ketë kryefamiljarin në shtëpi sepse ai kaloi krejt jetën duke qenë i angazhuar për bindjet e tij për Kosovën e lirë,” shkroi Shala. Ai rikujtoi periudhat e vështira të Krasniqit, përfshirë burgosjen politike në ish-Jugosllavi, pjesëmarrjen në radhët e UÇK-së dhe përkushtimin e tij aktual në mbrojtjen e luftës së drejtë të Kosovës për liri. Shala ndau gjithashtu kujtime personale, duke përmendur ndikimin e Krasniqit si mësues dhe inspirimin që dha në lëvizjet ilegale dhe luftën çlirimtare. “Familja e tij duhet të jetë krenare për bashkëshortin, babain dhe gjyshin e tyre, Jakup Krasniqin, i cili është hero i gjallë i Kosovës,” përfundoi Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në
Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të …