Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj thotë se PSD duhet ta këtë përfaqësuesin e saj në KQZ

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kjo parti duhet ta këtë përfaqësuesin e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Molliqaj në një konferencë për medie, ka kërkuar fillimisht interpretim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretimin e anëtarëve të KQZ-së. “E dimë që është një vendim që lidhet me grupet parlamentare, por ai ka të bëjë me themelimin e institucioneve ku shkruhet qartë Kuvendit dhe Qeverisë, nuk flet për institucione të tjera”. “Një vendim i vitit të kaluar thotë se gjashtë grupet më të mëdha parlamentare duhet të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Komisionin Qendror Zgjedhor. Neve na ka ardhur vendim ku është kërkuar që PSD-ja të nominojë përfaqësuesit e vet në KQZ”, ka thënë Molliqaj. Ai ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë njoftim për ndryshimin e vendimit paraprak nga ana e kryetarit Thaçi. “Besojmë, sipas interpretimit tonë të Kushtetutës, se neve na takon përfaqësimi në KQZ”, ka deklaruar Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …