Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku me këtë rast është zgjedhur kryetari i këtij komisioni. Deputeti i PSD-së, Faton Topalli, do të jetë tash e tutje kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Zëvendëskryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, deri më tash ka udhëhequr komisionin pas dorëheqjes së kryetares, Donika Kadaj Bujupi. Kryetari i Komisionit Faton Topalli, ka thënë se do të punojë me përkushtim. Do të angazhohem ta jap kontributin tim dhe do të mundohem që të tejkalojë interesat partiake, pasi interesi i përgjithshëm është më i rëndësishëm”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …