Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca në të cilën pritet të votohet rezoluta për dialogun. Pjesë e kësaj rezolute pritet të jetë edhe Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit i cili do të jetë në krye të ekipit negociator me Fatmir Limajn. Ndërkohë në hollin e Kuvendit ka folur deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi i cili është shprehur se e gjithë kjo rezolutë është për të mirën e vendit. Krasniqi është shprehur se për here të parë politika po bëhet së bashku përballë Serbisë. Ai u ka bërë thirrje edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje të marrin pjesë në këtë seancë dhe të bëhen pjesë e procesit të dialogut pasi është në interesin e vendit. “Nuk kanë pasur asnjë vërejtje në lidhje me rezolutën”, ka thënë Krasniqi kur është pyetur pse LDK e Vetëvendosje nuk po marrin pjesë në këtë seancë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …