leoni

Deputeti i PSD-së, Sali Salihu thotë Serbia po dëshiron të luajë lojë, kinse Kosova nuk ka rol në dialogun e Brukselit

Deputeti i PSD-së, Sali Salihu thotë se Serbia po dëshiron të luajë lojë, kinse Kosova nuk ka rol në dialogun e Brukselit

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë nuk e ka kusht vetëm heqjen e taksës 100 për qind për ta vazhduar dialogun në Bruksel, ndonëse me homologët kosovarë për këtë shkak nuk janë takuar për më shumë se katër muaj. Atij tashmë i ka dalë pengesë platforma e Kosovës për bisedime. Në anën tjetër, negociatorët në Prishtinë thonë se me deklaratat e fundit Vuçiqi po dëshmon se nuk e mbështet dialogun dhe atë po e përdorë për qëllimet e tij politike. Nga Partia Socialdemokrate, ky kushtëzim po cilësohet si tentim për ta nënvlerësuar rolin e Kosovës. Salih Salihu nga ky subjekt politik, ka thënë se Serbia po dëshiron të luajë lojë, kinse Kosova nuk ka rol në këtë dialog. Ai ka deklaruar se Kosova duhet të bëjë thirrje te SHBA-ja e BE-ja që ato të bëjnë presion te Serbia që ajo të nisë dialogun pa kushte dhe me njohje reciproke.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …